Sipas tabolidit People, Brandy Vela u kishte dërguar një mesazh familjes së saj duke u thënë ‘ju dua shumë dhe më falni për gjithçka’.
Ta alarmuar nga ky tekst ata kishin shkuar në shtëpinë e saj për të kontrolluar nëse gjithçka ishte mirë.
Pasi kishin hyrë në shtëpi kishin dëgjuar vajzën duke qarë me fytyrën drejtuar nga muri dhe me armën në gjoks.
Siç tregon babai i saj, ai ishte munduar që ta bindte që të mos e ngrehte këmbëzën duke e qetësuar me fjalë por gjithçka ishte vonë.
Familja e saj kanë thënë se 18 vjeçja ka qenë cak i fyerjeve dhe ofendimeve në internet nga nxënës të shkollës së saj të cilët i shkruanin mesazhe urrejtjeje për shkak të peshës së trupit.
Tani policia ka nisur hetimet për të bërë lidhjen shkakore mes këtyre mesazheve me vetëvrasjen e saj.
Sipas disa statistikave nga policia e Teksasit, raste të ngjashme ndodhin në tërë Amerikën ku të rinj e të reja vrasin veten si shkak i bullizmit online.