Një 13-vjeçare është shpallur në kërkim pasi prindërit e saj u jetën të vrarë në Wisconsin.
Jayme Closs gjendej në shtëpi në momentin kur ndodhi krimi dhe kërkimet për të janë zgjeruar në zonë duke vënë në lëvizje 200 agjentë të FBI.
Ngjarja e rëndë ku mbetën të vdekur prindërit e vajzës, Denise 46 vjeç dhe babaiJames 56 vjeç ndodhi këtë të hënë rreth orës 01:00.
Në numrin e urgjencës kishte mbërritur një telefonatë ku ishin dëgjuar zhurma e ulërima në sfond, por askush nuk foli.
4 minuta më vonë pasi policia mbërriti në shtëpi, Jayme nuk u pa askund.
Autoritetet lokale kanë deklaruar se hetuesit nuk besojnë se ajo u largua me dëshirë dhe ata nuk e konsiderojnë atë të dyshuarën e tyre.
Pasditen e të hënës para se të ndodhte vrasja, Jayme dhe e ëma kishin shkuar në një festë ditëlindjeje.