NATO zbarkon në Norvegji

E Enjte, 25 October 2018 11:46

Aleanca atlantike po tregon muskujt në atë që cilësohet si stërvitja më e madhe ushtarake që nga viti 2002. Vendi i zgjedhur është Artiku, rajon shumë i rëndësishëm strategjik për mbrojtjen e Europës nga sulme të mundshme, por dhe në qendër të një debati mes fuqive kryesore globale. Mediat italiane shkruajnë se armiku jo imagjinar i kësaj force është ushtria ruse dhe manovrat janë një përgjigje ndaj shfaqjeve të ndryshme të forcës nga ana e Moskës. Stërvitja që nis në 25 Tetor do të zgjasë deri në 7 Nëntor.

Me emrin “Trident Juncture” stërvitja do të zhvillohet kryesisht në jug lindje dhe në pjesën qendrore të Norvegjisë, duke përfshirë rreth 50 mijë ushtarë, më shumë se 60 anije ushtarake, 150 avionë dhe 10 mijë automjete. Që nga viti 1989 nuk ishte vënë në gatishmëri një forcë kaq e madhe detare dhe pjesëmarrja e saj u mbajt sekret deri në momentin e fundit. Të gjithë 29 vendet e Aleancës do të dërgojnë kontigjente ushtarake, ndërsa Suedia dhe Finlanda do të bashkëpunojnë si partnerë të jashtëm.

Objektivi kryesor i kësaj stërvitjeje është matja e aftësive të reagimeve të shpejta të cilat janë përforcuar që nga kriza në Krime në vitin 2014. Në rast kërcënimi këto forca do të dërgoheshin maksimumi brenda pesë ditësh në qendër të konfliktit. Vendet kryesore që e mundësojnë këtë reagim të shpejtë janë Vendet Baltike, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia ku struktura dhe ekuipazhe janë vendosur prej kohësh në gatishmëri. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...