NATO zhvillon manovrat më të mëdha që nga Lufta e Ftohtë

E Enjte, 25 October 2018 18:12

Dhjetëra mijëra trupa të Natos filluan sot manovrat ‘Trident Juncture’, stërvitja më e madhe e aleancës që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Në një intervistë ekskluzive me korrespondenten e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb, Komandanti i Lartë në NATO, Majori Davor Petek thotë se aleanca është e gatshme dhe ka aftësinë për t’u përballur me çdo lloj kërcënimi ndaj kufijve të Natos. Në manovrat masive që po zhvillohen në Norvegji po marrin pjesë 31 vende anëtare dhe partnere të aleancës, ndërkohë që Rusia po i shikon ato me vëmendje.

Një shfaqje force e një madhësie të pa parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Kjo është faza kryesore e manovrave "Trident Juncture" dhe paralajmërim për të mos ta sfiduar aleancën. Majori Davor Petek është komandant i lartë i Natos:

“Mesazhi është i thjeshtë. Jemi të gatshëm dhe të aftë të përballemi me çdo lloj kërcënimi ndaj kufijve të Natos. Kjo është e vetmja arsye e manovrave.”

Në stërvitjen masive marrin pjesë 50 mijë trupa, 65 anije, 250 mjete ajrore dhe 10 mijë automjete. NATO thotë se manovrat nuk janë akt agresioni dhe se ka ftuar Rusinë për të vëzhguar. Admirali James Foggo është Komandant i Forcave Detare në Evropë dhe Komandës së Përbashkët të Natos në Florida.

“Është mirë që kemi vëzhgues sepse do të shohin që jemi shumë të përgatitur. Dhe se kemi një efekt përmbajtës për këdo që kërckon të kalojë caqet, veçanërisht për një vend.”

Manovrat vijnë ndërkohë që vazhdojnë tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit lidhur me aneksimin e Krimesë nga Rusia, ndërsa disa vende në NATO druhen se Moska mund të ketë synime ndaj sovranitetit

të tyre. Presidenti Donald Trump e ka kritikuar Naton duke thënë se Evropa ka më shumë përfitime nga aleanca se sa Amerika.

((MANDATORY COURTESY DEPT OF DEFENSE))

NATO ka kaluar kohë të mira dhe të vështria, ndërsa udhëheqësit e aleancës thonë se janë të vendosur të qëndrojnë të bashkuar.

“Aleanca ka një jetëgjatësi 70 vjeçare. Por mund të them se kurrë nuk ka qënë kaq aktive sa është tani”, thotë komandant i lartë i Natos Davor Petek.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...