Deri në momentin që vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, të hetohet ashtu siç duhet, Gjermania nuk do të eksportojë më armë në Arabinë Saudite.
Lajmin e dha vetë kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila foli nga Praga ku ndodhet për një vizitë zyrtare. “Derisa kjo nuk bëhet, ne nuk do të dërgojmë armë në Arabinë Saudite”, tha Merkel pas takimi me homologun çek.