Greva që po vazhdon nga punëtorët në aeroportin e Brukselit, ka bërë që mijëra njerëz të mos mund të udhëtojnë të shtunën nga ky aeroport, ka thënë zëdhënësi i këtij aeroporti, duke njoftuar se 110 fluturime janë anuluar.
Agjencia e lajmeve Belga ka thënë se gjatë ditës mund të anulohen edhe fluturime të tjera.
Të premten, rreth 130 fluturime u anuluan për shkak të grevës së punëtorëve që përkujdesen për bagazhet e udhëtarëve.
Greva e punëtorëve të kompanisë Aviapartner ka nisur të enjten dhe është thënë se do të zgjasë deri të dielën.
Të shtunën rreth 70 mijë persona janë parashikuar që të përdorin aeroportin e Brukselit ndërsa të dielën 74 mijë.