Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis tha se zyrtarët e Pentagonit po përpunojnë ende detajet mbi dislokimin e disa qindra trupave në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, pasi një karvan emigrantësh vazhdon rrugën e tij përmes Meksikës drejt Shteteve të Bashkuara.
Mattis foli me gazetarët që udhëtonin me të për në Pragë.
Të premten, Pentagoni miratoi një kërkesë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare për të dërguar qindra trupa në kufirin SHBA-Meksikë në atë që cilësohet si një rol mbështetës. Në një deklaratë të publikuar të premten thuhet se personeli do të mbështesë patrullën kufitare me ndihmën e planifikimit, ekipe mjekësore dhe ndërtimin e strehimit të përkohshëm, së bashku me detyrat e tjera mbështetëse.
Ata do të bashkohen me më shumë se 2,000 anëtarë të Gardës Kombëtare tashmë të vendosur në zonë që po japin mbështetje për agjentët e patrullimit kufitar.
Ndërkohë, administrata Trump njoftohet se po shqyrton një urdhër të ri ekzekutiv që synon bllokimin e azil kërkuesve dhe emigrantëve të kalojnë kufirin SHBA-Meksikë.