Mot i keq në Kroaci, era shkul pemë, ndërsa kanë nisur edhe përmbytjet

Hënë, 29 October 2018 12:11

Në gjithë territorin e bregdetit kroat janë “ndezur metoalarmet e kuqe” për shkak të motit të keq që po mbretëron atje.

Raportohet se era po shkul pemë me rrënjë, ndërsa kanë nisur edhe përmbytjet, transmeton Koha.net.

Por theksohet se më e keqja ende nuk ka mbërri, meqë reshjet e shiut janë jashtëzakonisht të mëdha.