Hungaria liron gazetaren që goditi me shkelm refugjatët

E mërkurë, 31 October 2018 10:02

Gjykata e Lartë e Hungarisë e ka liruar gazetaren, që u filmua duke i penguar dhe shtyrë emigrantët në kufi në vitin 2015, njofton BBC.

Petra Laszlo ishte dënuar me tre vjet liri me kusht për veprimet e saj nga një gjykatë më e ulët.

Por Gjykata e Lartë e vendit vendosi të martën që ajo duhet të ishte akuzuar me një kundravajtja, jo me një vepër penal dhe e liroi atë.

Ajo tha se veprimet e saj, që tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare, ishin moralisht të gabuara dhe të palejueshme. Por, veprimet nuk ishin aq të rënda sa për t’u klasifikuar si “kriminale”.

Incidenti ndodhi në kufirin Hungari Serbi në shtator të vitit 2015, kur refugjatët thyen një barrierë policore. Në pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqet zonja Laszlo, duke goditur me shkelm një vajzë të vogël dhe duke i vënë stërkëmbëshin një babai që mbante në krahë një djalë të vogël.

Në atë kohë, një numër i madh njerëzish largoheshin nga dhuna në Lindjen e Mesje dhe përpiqeshin të vinin në Evropën Perëndimore përmes vendeve të tilla si Hungaria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...