Turi i Prince Harry dhe Meghan Markle në Australi dhe Zelandë të Re është zyrtarisht i mbyllur. Vetë çifti ka bërë daljen e fundit në Rotorua, Zelandën e Re. Veshja e Markle është komentuar shumë pasi ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Kësaj here ajo i befasoi të gjithë pasi kishte veshur një fund transparent. Nuk dihet nëse Meghan e ka veshur qëllimisht ose jo, por ajo tregoi edhe një herë tjetër se nuk dëshiron të ndjekë rregulla. Nuk janë të pakta rregullat që ajo ka thyer deri më tani. Madje edhe mbretëresha ka qenë “gojëkyçur”.