Bolsonaro sulmon mediat – “Brazili do ndërpresë financimin për mediat që gënjejnë”

E Enjte, 01 November 2018 07:00

Presidenti i zgjedhur i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka ripërsëritur premtimet që ka bërë gjatë fushatës, duke bërë thirrje për ligje më të lehta për blerjen e armëve, kërkuar që gjykatësi me profilin më të lartë anti-korrupsion ti bashkohet qeverisë së tij dhe premtuar që të ndërpresë financimin qeveritar për mediat që “gënjejnë”. Bolsonaro, që fitoi 55% të votave ditën e Dielë dhe që do të betohet më datë 1 Janar, tha se nuk do të humbasë kohë në ndjekjen e axhendës së tij.

“Mjaft me gënjeshtra, mjaft me lajme të rreme. Unë dua të qeveris për të gjithë Brazilin, jo vetëm për ata që më votuan. Thuajse të gjitha lajmet erdhën nga Folha de Sao Paolo, që thoshte se unë jam punësuar nga kompanitë jashtë Brazilit, që të krijoj një fushatë të gënjeshtrave. Përsëri, lajme të rreme nga e përditshmja e Sao Paolos, fatkeqsisht”, tha Bolsonaro.

Bolsonaro kërkon që Segio Moro, i cili ka mbikëqyrur skandalin e korrupsionit në vend dhe ka dënuar ish presidentin Luiz Inacio Lula da Silva, t’i bashkohet qeverisë së tij si Ministër i Drejtësisë.

“Ai është një burrë që duhet t’i njihet puna. Unë kërkoj ta ftoj Sergio Moro në Ministrinë e Drejtësisë apo në Gjykatën e lartë. Ai ka një historik pozitiv në luftën kundër korrupsionit”, shtoi ai.

Në nisje të javës, Bolsonaro tha në një intervistë për TV Globo, se ai do të heqë fondet e reklamimit të qeverisë që shkojnë drejt mediave që gënjejnë. Gjatë fushatës së tij, lideri i ekstremit të djathtë imitoi strategjinë e Donald Trump në përballjen agresive me mediat. Në veçanti, ai shënjestroi TV Globo dhe të përditshmen më të madhe të Brazilit, Folha de Sao Paolo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...