Erërat e forta kanë bërë që një traget pasagjerësh të përplaset në port ku më pas është nxitur edhe një shpërthim.
Nga përplasja në portin e Barcelonës nuk kishte të lënduar, por zjarrfikësve u është dashur plot tre orë për të shuar zjarrin.
Një zyrtar i paidentifikuar i shpjegoi AP-së se zjarri ndodhi për shkak të kontejnerëve me "materiale të rrezikshme". Tymi i zi nga zjarri u pa në të gjithë kryeqytetin katalanas.