Dy gra janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një studio joge në Florida. Sipas policisë, Scott Paul Beierle vrau një grua 61 vjeç dhe një vajzë 21 vjeç, pasi hyri në studion e jogës në Tallahassee.
Gjithashtu, policia raportoi se pas sulmit, 40-vjeçari, i dha fund jetës së tij. Motivi i Beierle për “këtë akt të tmerrshëm” nuk është ende i njohur
Dy prej të plagosurve me armë zjarri ndërruan jetë më vonë, dy të tjerë mbeten ende nën kujdesin e mjekëve, por në gjendje të qëndrueshme, kurse dy të tjerët kanë dalë nga spitali.
“Kemi të dhëna se disa persona brenda luftuan fort dhe u përpoqën jo vetëm të shpëtonin veten, por edhe persona të tjerë, gjë që është një akt kurajoje”, tha kryepolici i shtetit, DeLeo.