Një infeksion i rëndë i lëkurës ka vrarë Sterling Kohen. Foshnja 4 muajshe u gjet pa jetë në shtëpinë ku jetonte me prindërit e tij dhe motrën e madhe në Iowa, SHBA.
Sipas prokurorit McAllister, për 14 ditë rresht fëmijës nuk i është ndërruar pelena. Autopsia gjeti krimba në stade të ndryshme zhvillimi në lëkurën dhe ndërresat e foshnjes.
Sterling, i kequshqyer dhe i dehidratuar, ndërroi jetë më 30 gusht të 2017-s. këto ditë po zhvillohet procesi gjyqësor kundër babait të tij, Zachary Kohen, 29 vjeç dhe nënës Cheyanne Harris, 21 vjeç.
Të dy kanë probleme me drogën. Avokati i babait të fëmijës thotë se 'bëhet fjalë për një tragjedi dhe jo për krim'.
Çifti, shpjegon avokati, ka një tjetër fëmijë, një vajzë 2 vjeçare e cila është e pastër dhe me shëndet të plotë.