Një grua e moshuar është arrestuar nga policia franceze, pasi është zbuluar se ka vjedhur qindra objekte nga dyqanet e lodrave.
Një menaxher në Paris ka njoftuar policinë, pasi vure re se po qarkullonte në shitje online një produkt që kishte qenë në dyqanin e tij.
Pas kontrollit në shtëpi, policia gjeti rreth 1 mijë lodra dhe 40 mijë euro. Pjesa më e madhe e lodrave ishin origjinale dhe të vjedhura nga firmat e njohura në Paris.
72 vjeçarja ka thënë për policinë se kishte vjedhur për shkak të papunësisë.