Pronari që duan të gjithë, dhuron makina për stafin e tij

Hënë, 05 November 2018 07:54

Miliarderi indian dhuron 600 automjete për punonjësit e tij. Sipas mediave indiane, dhurata i është bërë kësaj here punonjësve më të mirë, dhe kjo nuk është hera e parë që Sanjiv Dholakia bën surpriza të tilla.

Në vitin 2014 dhe 2016 ai kishte ndarë çmime për të tjerë nëpunës të kompanive të tij, ku numërohen 600 apartamente dhe rreth 2000 automjete të markave Renault, Suzuki, Fiat Punto dhe 3 super Mercedez për tre menaxherët kryesorë në festën e 25-vjetorit në shërbim të bizneseve të tij.

Miliarderi është mbreti i diamenteve dhe ka në pronësi ‘Hari Krishna Exports’, që është një ndër kompanitë më të mëdha në botë në biznesin e gurëve të çmuar. Ai nuk harron varfërinë dhe vitin e largët 1977 ku me vetëm 12 cent në xhep braktisi fshatin e tij në kërkim të punës dhe sot që ka ngritur një perandori, bën realitet endrrat e të rinjve që punojnë për të pasur një automjet apo një apartament.

Login to post comments