“Vrasja e Kacifas”/ Media greke: Në Bularat do jenë 2 mijë grekë

Hënë, 05 November 2018 10:25

Trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas ndodhet ende në Mjekësinë Ligjore në Tiranë me qëllim kryerjen e ekspertizës së thelluar.

Media greke “Kathimerini”, përmes një artikulli të publikuar ditën e sotme shkruan se dilema dhe pikëpyetja e madhe është se nëse kjo ngjarje do të shënojë fillimin e një “përplasjeje”, e cila mund të  prodhojë ftohje të marrëdhënieve diplomatike.

Sipas saj, në ceremoninë e lamtumirës së 35-vjeçarit do të jenë të pranishëm 2000 mijë qytetarë grekë, kryesisht nga pjesa veriore e Greqisë.

media greke

 “Të dhënat flasin për të paktën 2 mijë qytetarë të vorio-epirit që përgatiten të shkojnë me autobusë në Bularat. Klima në minoritetin grek është përkeqësuar, në të njëjtën kohë edhe një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare duket se është pushtuar nga nacionalizmi”, shkruhet mes tjerash në artikull.

Minoritari grek, i cili mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me Forcat RENEA 8 ditë më parë, pas ekspertizës së detajuar në Tiranë  do të përcillet në banesën e fundit në Bularat të Dropullit në Gjirokastër.

Login to post comments