Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka bërë të ditur se ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme urgjente të Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Sipas Moskës zyrtare, mbledhja pritet të mbahet brenda kësaj jave, ndërsa qëllimi është të vendoset veto në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, që zgjidh kontestin shumëvjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë nē lidhje me emrin e vendit, shkruan Fakte.
Kohë më parë, Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov nga foltorja e OKB-së kundërshtoi ashpër këtë marrëveshje , duke thënë se e njëjta fshin identitetin dhe historinë maqedonase.