Fotot e fundit në rrjetet sociale i përkasin verës që kaloi ku të dy shfaqen duke kaluar pushimet me të dashuruar se asnjëherë.
Tani thashethemet që qarkullonin se çifti ishte në krizë, konfirmohen na vetë e fejuara e tij Elisa Isoardi që shkruan në Instagram që me Matteo Salvini gjithçka ka mbaruar: ‘Me respekt për dashurinë e madhe dhe të vërtetë që kemi pasur: Faleminderit Matteo”.
Kështu për moderatoren italiane dhe politikanin italian është koha për të ndryshuar faqe, sepse historia e tyre e dashurisë duket se ka mbaruar.
Politikani italian që aktualisht mban postin e Ministrit të brendshëm italian, nga 2003 deri në 2010 ka qenë i martuar me Fabrizia Leluzzin me të cilën ka një djalë, Federico, dhe një vajzë, Mirta, qe e ka me të fejuarën legjendare Giulia Martinelli.