Një elektorat amerikan i ndarë prerazi po voton sot për të zgjedhur Kongresin e ri dhe për të dhënë gjykimin e tyre për punën e Presidentit Donald Trump. Rezultati mund të ndryshojë balancën e pushtetit në Uashington dhe dy vitet e ardhshme të presidencës Trump.
Sot amerikanët zgjedhin të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve (435 ligjvënës), 35 nga 100 anëtarët e Senatit, si dhe 36 nga 50 guvernatorët e shteteve amerikane.
Anketimet dhe analistët sugjerojnë se demokratët në opozitë kanë avantazhin në betejën për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.