Shërbimet sekrete të sigurisë së Francës kanë arrestuar 6 persona pas hetimeve preliminare nën dyshimin se kanë planifikuar atentat kundër presidentit të vendit Emanuel Makron.
Duke u thirrur në burime të afërta me shërbimet inteligjente, agjensia e lajmeve Reuters ka njoftuar se personat e dyshuar “ kanë pasur një plan jo-preciz dhe ende të papërfunduar për të kryer sulme të dhunshme kundër Makronit.
Edhe televizioni francez BFM TV më herët gjatë ditës kishte raportuar se janë arrestuar 6 pjesëtar të grupeve të ekstremit të djathtë për sic thuhet “kërcënimet dërguar kryetarit të vendit”.