SHBA, përse votohet në nëntor?

Tuesday, 06 November 2018 18:11

Në shumicën e vendeve të botës zgjedhjet zakonisht zhvillohen gjatë fundjavës dhe në stinë të ndryshme të vitit.

Por në Shtetet e Bashkuara, zgjedhjet për president çdo katër vjet dhe ato për Kongresin çdo dy vjet, si këto të sotmet, mbahen gjithmonë të martën, ose një ditë pas të hënës së parë të nëntorit.

Kjo traditë ka filluar në vitin 1845. Arsyeja është se amerikanët e shekullit të 19-të, shumë prej të cilëve fermerë, ishin tepër të zënë me punët e bujqësisë.
Në muajin nëntor, puna në fusha lehtësohej pak, sepse prodhimi ishte korrur para se të fillonin ngricat. Meqenëse të dielat rezervoheshin për vizitat nëpër kisha, si ditë më e përshtatshme mbetej e marta sepse shumë njerëzve u duhej një ditë për të shkuar në qendrat e votimit me kalë apo me karrocë. Ndërsa ditën e mërkurë fermerëve u duhej të shkonin në treg për të shitur prodhimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...