Roli i Trump në zgjedhjet e sotme dhe ku pritet të korrë fitoren më të madhe

Tuesday, 06 November 2018 22:26

Edhe pse disa republikanë nuk e kanë mirëpritur, presidenti Trump ka pranuar përpjekjet e demokratëve për ti konsideruar zgjedhjet e mes-mandatit që zhvillohen sot si një referendum për arritjet e tij politike, një lloj testi pas një periudhë të vështirë. Dita e zgjedhjeve është një shans mbarëkombëtar jo vetëm për të reaguar ndaj mandatit të Trupit, por edhe ndaj zhvillimeve të fundit që kanë tronditur publikun, përfshirë edhe masakrën e sinagogës së Pitsburgut, kriza e emigrantëve që i drejtohen kufirit amerikan me Meksikën dhe pakot me bomba që iu dërguan disa liberalëve nga një mbështetës i presidentit.
“Në një farë mënyre, edhe unë do të jem nën gjykim,” tha Trump në Ohajo, një nga tre vendet ku ka kaluar orët e tij të fundit përpara ditës së zgjedhjeve. “Zgjedhjet e mes-mandatit dikur kanë qenë të mërzitshme,” shtoi ai. “Tani janë kthyer në zhvillimin më të rëndësishëm për vendin.”
Trump ka zhvilluar 26 takime elektorale që nga muaji tetor në të gjithë vendin, duke nxitur jo vetëm figurat e kandidatëve lokalë, por edhe figurën e tij përpara votimeve të sotme. Në Misisipi gjatë muajit tetor ai i kërkoi mbështetësve që të imagjinonin sikur ishin duke votuar për të, kur të ndodheshin përpara fletës s votimit. “Unë nuk jam në fletën e votimit, por në një farë mënyrë do të jem. Unë dua që ju të votini dhe të imagjinoni sikur po votoni për mua.”
Tek një aeroport në Indiana përpara takimit elektoral të ditës së hënë, Trump dëshironte në zhvlerësonte disi rolin e tij, por në të njëjtën kohë shprehu qartë se është i gatshëm të mbajë përgjegjësi për performancën e partisë së tij në zgjedhje. “Zgjedhjet janë për kandidatin, por nëse duan të më japin meritën ose të më ngarkojnë fajin, do të jem i gatshëm t’i pranoj njëlloj,” tha Trump për gazetarët.

Gjatë muajve të fundit, Trump ka marrë meritat për të gjitha fitoret e mëdha që kanë marrë shumë kandidatë republikanë gjatë sezonit të parë të vitit, të cilat shpesh kanë ardhur falë tij. Sekretari i shtetit të Xhorxhias, Brian Kemp, i cili ndodhet në një garë të fortë Stacey Abrams, doli përpara governatores Casey Cagle vetëm pas mbështetjes së Trumpit. Po kështu, republikani John Cox siguroi një vend ë fletët e votimit të Kalifornisë kur Trump nxiti partinë të mbështesnin kandidaturën e tij.
Ndoshta shembulli më i mirë i influencës së Trumput është parë më 12 qershor në Karolinën e Jugut kur republikani anti-Trump u mund nga Katie Arrington. Teksa votuesit bëheshin gati të votonin Trump shkroi në Twitter se “Sandford nuk e ka ndihmuar aspak fushatën time, ka sjellë vetëm probleme.” Vetë Trump ka pranuar se kanë përpara disa gara të vështirë në Kongres. “Mendoj se në Kongres do të dalim mirë, por fokusi im kryesor është Senati dhe mendoj se aty do të korrim fitoren më të madhe,” tha Trump.
Të premten e kaluar një raport shfaqi se norma e papunësisë vazhdon të jetë 3.7 përqind, më e ulta në 50 vitet e fundit dhe punëdhënësit kanë shtuar mbi 250 mijë vende punë vetëm gjatë muajit tetor. Besimi i konsumatorit është rritur ndjeshëm. Gjatë një interviste ekskluzive për Fox News të publikuar të hënën Trump u fokusua kryesisht tek ekonomia amerikane, e cila për të është një pikë krenarie, madje e quajtur “zilia e të gjithë botës”.
Megjithatë, ka raste kur Trump nuk dëshiron të flasë për shifra. “Ndonjëherë nuk dua të flasë për ekonominë sepse ka gjëra të tjera po aq të rëndësishme për të biseduar,” tha Trump gjatë një takimi elektoral në Virxhinian Perëndimore. Ai diskutoi gjatë për krizën e emigrantëve, të drejtën për shtetësi dhe disa çështje të tjera të nxehta që analistët mendojnë se do të bëjnë diferencën për disa votues të pavendosur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...