Radhë të gjata për të votuar në zgjedhjet e së martës

E mërkurë, 07 November 2018 19:20

Për votuesit në mbarë Shtetet e Bashkuara, e marta ishte një ditë plotparashikime, por edhe zhgënjime. Këto zhgënjime nuk kishin të bënin vetëm me rezultatin, por edhe me procesin e votimit, që megjithëse nuk u shënua nga incidente, në disa raste la për të dëshiruar.

Zyrtarët janë shprehur se këto zgjedhje u zhvilluan pa incidente dhe procesi ka shkuar në përgjithësi mirë. Madje mund të themi se sot zyrtarët e sigurisë janë duke marrë frymë lirisht, pasi gjatë gjithë këtyre ditëve ata kanë qenë në gatishmëri të lartë për rrezikun e incidenteve në qendrat e votimit, por edhe të ndonjë ndërhyrjeje në sistemin e kompjuterave. Çfarë la për të dëshiruar dje gjatë votimit? Ishin radhët e gjata të njerëzve, për të cilat kritikët po thonë se mund të ishin shmangur me një organizim më të mirë.

Në shtete si Nju Jorku dhe Xhorxha, pati radhë të gjata, një provë e qëndrueshmërisë dhe durimit…

Por zyrtarët thonë se sado keq që ishin radhët, kjo nuk kishte të bënte aspak me ndonjë ndërhyrje në zgjedhje. Kirstjen Nielsen është Sekretare e Sigurisë Kombëtare.

“Them me besim të plotë, se zgjedhjet e 2018-ës do të jenë më të sigurtat e epokës moderne.”

Disa muaj pasi zyrtarja e lartë paralajmëroi se mund të kishte rreziqe, një mori sensorësh dhe monitorësh nuk dalluan shenja të ndonjë sulmi të koordinuar ndaj infrastrukturës së votimit nga Rusia, apo dikush tjetër.

“Tani për tani nuk kemi të dhëna për dëmtimin e infrastrukturës së zgjedhjeve, që do të na ndalonte të votonim; të ndryshoheshin shifrat e vouesve, apo gjatë numërimit të votave.”

Gjithsesi votuesit u detyruan detyruar të presin në radhë me orë të tëra.

"Kjo nuk ishte aksidentale. Unë mendoj se ishte e qëllimshme dhe nganjëherë ka patur raste kur janë përpjekur t’i pengojnë votat”, thotë një votuese

“E dimë që pati një grup njerëzish që u larguan pa votuar. Sipas njoftimeve, numri i tyre mund të ketë qenë rreth 100”, thotë Jason Carter ish senatori demokrat nga Xhorxhia.

Zyrtarët federalë fajësuan për këto probleme ato që ata i cilësuan “difekte të procesit” dhe ata kanë bindjen se zyrtarët shtetërorë do të mësojnë nga gabimet.

Ndërkohë, zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe kompani të mediave sociale po shqyrtojnë me kujdes rastet e gabimeve të qëllimshme.

“Ka patur disa raste kur janë dhënë njoftime të gabuara, të qëllimshme, për kohën e votimit”, thotë Nënsekretari i Sigurisë Kombëtare Chris Krebs

Edhe pse votimi ka përfunduar, jo gjithshka ka marrë fund. Zyrtarët e Sigurisë kanë përsëri shqetësim, tani se mund të ketë ndërhyrje dhe ndikime tek operacionet pas zgjedhjeve, me qëllimin që t’i bëjnë amerikanët të mendojnë se zëri i tyre nuk është dëgjuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...