Trump i revokon kredencialet gazetarit të CNN

E Enjte, 08 November 2018 10:27

Shtëpia e Bardhë i revokon kredencialet korrespondentit të CNN-it, Jim Acosta disa orë pas përplasjes në konferencën për shtyp.

Incidenti

Gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë mbi rezultatet e zgjedhjeve të 6 nëntorit, Jim Acosta e pyeti presidentin rreth karvanit të emigrantëve nga Amerika Qendrore që duan të kërkojnë azil në SHBA.

Kur presidenti u përpoq t’i jepte fjalën një gazetari tjetër, Acosta refuzoi të lëshonte mikrofonin dhe e pyeti zotin Trump për ngritjen e mundshme të akuzave kundër Presidentit nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller.

Zoti Trump i tha gazetarit të "lëshonte mikrofonin", por korrespondenti i CNN-it refuzoi.

Më në fund gazetari hoqi dorë nga mikrofoni dhe u ul, por Presidenti filloi ta qortonte atë nga podiumi.

"CNN duhet të ketë turp për faktin që ju punoni për të. Jeni njeri i vrazhdë, i tmerrshëm. Ju nuk duhet të punoni për CNN", tha zoti Trump.

Presidenti më pas i kërkoi një gazetari tjetër të bënte pyetje, korrespondentit të rrjetit NBC Neës, Peter Alexander, i cili i doli në mbrotje Acostës.

"Ai është një gazetar i zellshëm që punon shumë si të gjithë ne,” tha Alexander.

"Atëherë po ju them se nuk jam as tifoz i madh i juaji," tha zoti Trump.

Më pas, gazetari Acosta u ngrit dhe filloi t’i fliste presidentit pa mikrofon. Presidenti u përgjigj: "kur ju raportoni lajme të rreme, gjë që CNN-i e bën shumë, ju jeni armiku i popullit".

Reagon CNN
Acosta prej kohësh ka qenë një kundërshtar i Shtëpisë së Bardhë. Përmes një deklarate CNN mbrojti reporterin e tij: Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka revokuar kredencialet korrespondentit kryesor të CNN në Shtëpinë e Bardhë, Jim Acosta" thuhet në deklaratë.

Kjo ndodhi pas pyetjeve sfiduese në konferencën për shtyp. Në një reagim, sekretarja e shtypit Sarah Sanders gënjeu. Ajo bëri akuza mashtruese dhe përmendi një incident që kurrë nuk ka ndodhur. Ky vendim i paprecedentë është një kërcënim për demokracinë tonë dhe vendi meriton më mirë. Jim Acosta ka mbështetjen tonë të plotë. "

Modifikuar më E Enjte, 08 November 2018 10:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...