Nga Azia në Adriatik - Kroacia hit i turizmit në Kinë

Premte, 09 November 2018 16:10

Në Kinë është hapur agjencia e parë turistike kroate. Pekini dhe Zagrebi rregullisht i shtrojnë njeri-tjetrit tapetin e kuq. Synimi ndaj vendit ballkanik është shumë më tepër se´provoimi i turizmit, mendon Frank Sieren.

Në televizionin kinez Kroacia ndërkohë është si një hit: Rreth 300 milionë kinezë kanë ndjekur në dhjetor 2017 një seri mediatike të rrjetit të preferuar kinez të informacionit dhe argëtimit Tian Tian Xiang Shang, i cili kësaj here i përkushtohej tërësisht Kroacisë, vendit, ushqimit dhe kulturës së saj. Dokumentari prej 90 minutash është prodhuar nga televizioni shtetëror Hunan TV. Kryeqyteti Zagreb dhe Dubrovniku historik, ku është bërë pjesa më e madhe e xhirimeve, janë prezantuar në anën më të bukur të tyre. Se sa të civilizuar janë kroatët këtë e dëshmon edhe vizita në restorantin e parë kinez në Kroaci, që ka hapur portat në fillim të viteve '90. Po ashtu telespektatorëve iu dha përgjigje edhe për një pyetje të rëndësisihme, nëse Kroacia është e sigurtë për turistët dhe nëse si kinez të duhet një vizë për në këtë vend. Në fund madje u shfaq edhe loja shpërblyese, prej së cilës mund të fitoje një udhëtim në Kroaci. E kush e kishte menduar ndonjëherë një gjë të tillë?

Nga Azia në Adriatik
Në marrëdhëniet mes Kinës dhe vendit të Ballkanit ndërkohë asgjë nuk i lihet rastësisë. Javën e kaluar kryeministri i Kinës Li Keqiang priti homologun kroat Andrej Plenkoviq në palestrën e madhe të popullit në Pekin, për të forcuar lidhjet ekonomike dhe politike midis dy vendeve. Pas kësaj kryeministri kroat udhëtoi për në Shangai, ku në kuadër të "China International Import Expo" inauguroi agjencinë e parë kroate të turizmit në Kinë. Një "hapje ndaj Kinës" e quajti Plenkoviq zyrën e re në mjediset e dhomës kroate të tregtisë. Qëkurse shtresa e mesme në Kinë ka zbuluar pasionin për të udhëtuar, Kina është kthyer në një faktor përcaktues ekonomik në turizmin global masiv. Kjo vlen edhe për Kroacinë.
Turistët kinezë vitin e kaluar kanë shpenzuar rreth 261 miliardë dollarë për udhëtimet jashtë vendit. Kroacia po bëhet në këtë drejtim gjithnjë e më e preferuar. Më 2017 kanë shkuar në Kroaci rreth 200.000 turistë kinezë. Në dhjetë muajt e parë të këtij viti anti i turizmit shënoi një rritje me 40 përqind krahasuar me një vit më parë. Qysh tani kinezët përbëjnë grupin e katërt për nga madhësia të turistëve në Kroaci, tendenca është në rritje. Një avantazh i madh është: Kinezët të kushtëzuar nga ditët e pushimeve preferojnë të udhëtojnë në një anti-cikël, pra tradicionalisht ndryshe nga piku i sezonit në verë sikurse udhëtojnë perëndimorët. Kjo bën që të shkurtohet periudha e fjetur turistike. Që vizitorëve nga Kina të mos u mungojë gjë, sivjet madje janë porositur në Kroaci enkas policë kinezë si dhe guida turistike në gjuhën kineze.

Por në këtë ofensivë reciproke të joshjes Pekini dhe Zagrebi nuk synojnë vetëm zbulimin e Kroacisë për turizmin. Vendi me katër milionë banorë është që nga viti 2013 anëtar i BE-së, ekonomikisht megjithatë ai nuk ka përmirësime të mëdha. Tregtia me Kinën në të kundërt po rritet vazhdimisht. Më 2017 volumi i tregtisë u rrit me 22,75 përqind krahasuar me një vit më parë në vlerën e 807 milionë eurove. Aq më shumë joshëse është për Zagrebin, kur Pekini Kroacinë e konsideron si një partnere të rëndësishme në nismën "Belt and Road", projekt ky gjigand infrastrukturor i Kinës, që njihet edhe si rruga e mëndafshtë. Kjo do të thotë që Pekini do të vazhdojë të investojë në këtë vend të vogël. Në Zarë në bregdetin dalmatin Pekini po planifikon një zonë të re industriale me port e aeroport, që do të kthehet në një prej portave më të rëndësishme për mallrat kineze në Europë. Me një akses direkt në Zarë shkurtohet ndjeshëm rruga detare për në BE. Bëhte fjalë edhe për një rrjet të shpejtësisë së lartë dhe një stadiumi futbolli me energji diellore.

Mimikë e brengosur në Bruksel
Për BE-në angazhimi kinez në Europën Lindore është një temë e ndjeshme. Në takimin vjetor 16+1 – takimi i radhës është në prill 2019 në Kroaci - Pekini ulet në një tryezë bashkë me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore për të vënë në lëvizje projekte të përbashkëta infrastrukture, teknologjie, bujqësie dhe turizmi - e jo rëndom me para prej bankave kineze. Brukseli druan jo pa të drejtë, se Pekini përmes varësive ekonomike mund të fitojë edhe më shumë influencë në BE. Greqia,, Hungaria, Kroacia, Sllovenia p.sh. përpara tre vjetësh e mënjanuan një pozicionim të përbashkët të BE-së lidhur me pretendimet territoriale të Kinës në detin e Kinës Jugore. Unanimiteti nuk funksionon kështu.
Njëkohësisht shtetet europiano-lindore marrin mbështetje miliardëshe prej arkës së BE-së. Një ndër projektet me simbol të veçantë aktualisht është një urë 2374 metra e gajtë në jug të Karoacisë, e cila ka nisur para dhjetë vjetësh, por për shkak të vështirësive financiare nuk ka përfunduar. Me një shumë prej rreth 350 milionë nga gjithsej 420 milionë euro kosto ndërtimi, Brukseli do të ndërtojë këtu vërtetë ura: Kush dëshironte deri më sot që të shkonte me makinë nga Spliti në Dubrovnik, i duhej të dilte për pak kilometra nga territori i BE-së duke kaluar përmes Bosnjë-Hercegovinës, duke përfshirë këtu edhe humbjen e kohës me kontrollet kufitare. Ura Peljeshac 55 metra e gjatë, që do të jetë gati në vitin 2022, do të përfitojë kryesisht turizmi në bregdetin e preferuar jugor të Kroacisë. Por tenderin për ndërtimin e urës e ka marrë një firmë kineze, një risi kjo në projektin e financuar me 85 përqind para të BE-së. Korportata shtetërore kineze Road and Bridge Corporation (CRBC) fitoi kundrejt konkurrencës europiane duke ofruar një çmim më të favorshëm dhe me premtimin, se do të përfunojë gjashtë muaj më parë punimet. Sipërmarrja austriake Strabag dhe një konsorcium i përbërë nga kompania italiane Astaldi dhe ajo turke Ictas kanë bërë ankimim për konkurrencë të pandershme dhe dumping çmimesh. Ambasada kineze në Zagreb u shpreh për një "sinjal pozitiv" për investitorët kinezë.
Punëtorë alienë?
Brukseli tashmë do të ndjekë me vëmendje, se sa punëtorë kroatë do të angazhohen në ndërtim ose nëse shumica e punëtorëve do të vijnë nga Kina. Firma kineze e ndërtimit ka marrë lejen, që t'i përcaktojë vet pagat e punëtorëve kinezë në vend - në fakt sipas standardeve të BE-së ky është një avantazh jo i ndershëm për konkurrencën. Prej javësh është ngjallur shqetësimi, se qindra punëtorë kinezë mudn të vërshojnë në fshatin piktoresk të peshkatarëve Komarna, ku do të jetë pjesa ëm e madhe e punimeve. "Është sikur këtu të zbarkojnë një grup alienësh", thotë Smiljan Mustapiq, kryetari i bashkësisë së komunës, duke përcjellë kështu shqetësimin që kanë ngritur banorët e kësaj zone. Që ata duhet të ambjentohen me vizitorët kinezë - qofshin ata turistë apo punëtorë ndërtimi - kjo tashmë duket se është pjesë e një plani më të madh. Që Kroacia ashtu si vende të tjera po zhytet në borxhe dhe një ditë do t'i duhet ta paguajë këtë, kjo nënkupton që në vend duhet të vijnë edhe më shumë turistë kinezë, pra një "win-win" është pjesë e këtij plani të madh  – por ky është një "win-win" me fitim të dyfishtë për Kinën. Frank Sieren/DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...