Shumë të vdekur në Kaliforni

Diel, 11 November 2018 14:35

Si pasojë e zjarrëeve të tmerrshme në Kaliforni kanë vdekur deri tani dhjetëra persona. Dyshohet se numri do të rritet, ndërkohë që dëmet janë të mëdha.

Numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni ka shkuar në mbi 25. Vetëm në veri të Kaliforminsë, në vendin e vogël Paradise, janë konfirmuar 23 viktima, kumtuan autoritetet. Ato dyshojnë se në shtëpitë e kapluara nga zjarri mund të ketë edhe viktima të tjera.

Flakët kanë përfshirë edhe vendin bregdetar Malibu ku janë regjistruar deri tani dy viktima, thotë shefi i policisë atje John Benedict. Zjarrfikësit thonë se vikimat janë kryesisht civilë, ndërkohë që në mesin e të lënduarve ka edhe zjarrfikës. Shuarja e zjarrit është vështirësuar për shkak të erës së fuqishme dhe thatësirave të mëdha.
Më shumë se 6450 janë djegur në Paradise prej ditës së hënë. Rreth 15.000 të tjera janë të rrezikuara në këtë zonë. Në aksionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar mbi 4000 zjarrfikës. Ky zjarr konsiderohet si më i madhi atje. Deri tani janë djeguar rreth 280 kilometra katrorë. Në gjithë Kaliforninë konsiderohen si të rrezikuara rreth 50.000 godina.

Në Kaliforni ka dhe disa zjarre të tjera. Autoritetet thonë se në veri të Los Agelesit dhe në Ventura është kërkuar që 250.000 të largohen nga shtëpitë e tyre. Edhe vendi prominent Malibu ëshë evakuuar në masë të madhe. Në Malibu gjenden vilat dhe shtëpitë e shumë yjeve të filmit dhe këngëtarë - si Lady Gaga, Guillermo del Toro, Caitlyn Jenner...

Kim Kardashian ka bërë të ditur në Instagram, se edhe ajo është larguar nga shtëpia e saj në Calabasa, në veri të Malibu.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar autoritetet në Kaliforni për menaxhimin e keq të situatës. "Nuk ka kurfarë shkaku për këtë zjarr masiv, vdekjeprurës, përveç menaxhimit të keq të maleve", shkruan Trump në Twitter. Ky qytet administrohet nga demokratët.

Këngëtarja Katy Perry ka "reagimin totalisht të pa zemër të presidentit Trump" Edhe autoritetet e zjarrfikësve janë zemëruar me Trumpin. Ato thonë se "Trumpi ka bërë kërcënime politike ndaj viktimave të pafajshme".

bc/stu/fab (dpa, afp)

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...