Jemen, 149 të vrarë në 24 orë

Hënë, 12 November 2018 08:29

Të paktën 149 persona, mes të cilëve edhe civilë, janë vrarë në 24 orët e fundit të përplasjeve mes forcave besnike të qeverisë dhe rebelëve në qytetin jemenas të Hodeidas, sipas asaj që informojnë burime mjekësore dhe ushtarake gjatë kësaj të hëne.

 

Një zyrtar i ushtrisë konfirmoi se 7 civilë kishin humbur jetën, pa dhënë detaje të mëtejshme. Qyteti portual me dalje në detin e Kuq, i kontrolluar nga rebelët Houthi që prej vitit 2014, është një pikë jetike hyrjeje e ndihmave për vendin që po shkon drejt skamjes.

Një burim nga koalicioni ushtarak proqeveritar në Jemen, që gëzon gjithashtu mbështetjen nga aleanca ushtarake e udhëhequr prej Arabisë Saudite, tha se rebelët Houthi u tërhoqën nga një ofensivë madhore që synonte të arrinte dalje në portin e Hodeidas.

Mjekët nëpër spitalet përreth qytetit raportuan se 110 rebelë dhe 32 luftëtarë besnikë të qeverisë ishin vrarë gjatë natës.

Afro 600 persona janë vrarë që prej nisjes së përplasjeve në Hodeida, më 1 nëntor, me këtë të fundit që është një prej qyteteve jemenase me dendësinë më të madhe të popullatës. Rebelët Houthi, nga ana e tyre gëzojnë mbështetjen e Iranit, edhe pse Teherani zyrtar mohon ndihmesën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...