Kryeministri kanadez: Kemi dëgjuar regjistrimin e vdekjes së Khashoggit

Hënë, 12 November 2018 17:24

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka deklaruar së fundmi se shërbimet e inteligjencës së vendit të tij kanë dëgjuar regjistrimet turke të asaj që ndodhi me gazetarin saudit Jamal Khashoggi.

“A jeni duke thënë se agjentët kanadezë kanë dëgjuar këto regjistrime?” pyeti një gazetar në një konferencë shtypi në Paris. “Po,” u përgjigj Trudeau, duke shtuar se ai vetë nuk i ka dëgjuar kasetat.

“Agjencitë e zbulimit të Kanadasë po punojnë shumë ngushtë në këtë çështje me inteligjencën turke,” tha ai. “Kanadaja është plotësisht e informuar për atë që ndodhi në Turqi”.

Gazetari Khashoggi u vra nga një ekip i dërguar nga Riad pas hyrjes në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor. Autoritetet saudite kanë pranuar se vrasja ishte me paramendim. Trupi i tij nuk është gjetur ende.

Trudeau nuk dha detaje se çfarë ishte në regjistrimet apo nëse ishin nga brenda konsullatës ditën kur Khashoggi u vra. Burime turke kanë thënë më parë se autoritetet kanë një regjistrim audio duke pohuar që dokumenton vrasjen.

Trudeau është lider i parë perëndimor që konfirmon zyrtarisht se inteligjenca e vendit të tij ka dëgjuar regjistrimet lidhur me vdekjen e Khashoggi.

Burimi: nbcnews

Login to post comments