Një sulm vetëvrasës trondit kryeqytetin afgan

Hënë, 12 November 2018 17:44

Zyrtarët afganë thonë se të paktën gjashtë vetë u vranë nga një shpërthim vetëvrasës me bombë pranë një postblloku para një shkolle të mesme në qendër të Kabulit të hënën, pranë një vendi ku sapo kishte mbaruar një demonstratë.

Krahu afgan i Shtetit Islamik, mori përgjegjësinë për sulmin.

Një pjesëtar i ushtrisë ishte mes të vrarëve. Të paktën 20 të tjerë u plagosën.

Qindra vetë ishin mbledhur në atë zonë më herët për të protestuar ndaj mungesës së sigurisë në dy province afgane, Ghazni dhe Uruzgan, veçanërisht në distrikte të populluara kryesisht nga pakica shiite, Hazara.

Facebook Forum

Login to post comments