Dhuna shpërtheu mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza. Dhuna erdhi një ditë pasi shtatë militantë palestinezë dhe një ushtar izraelit u vranë gjatë një operacioni të fshehtë izraelit në Gaza.
Militantët qëlluan 300 raketa dhe mortaja në Izrael. Njëra nga raketat goditi një autobus, duke plagosur rëndë një ushtar.
Izraeli u përgjigj me më shumë se 70 sulme ndaj asaj që i konsideroi si objektiva që i përkisnin Hamasit dhe xhihadit islamik.
Tre palestinezë, dy prej të cilëve raportohet se ishin militantë, u vranë.
Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se nëntë palestinezë u plagosën.
Ndërkohë, mjekët izraelitë raportuan se dhjetë vetë u plagosën në Izrael.
Mediat izraelite më vonë raportuan se një burrë u vra pasi një shtëpi u godit nga një raketë në qytetin izraelit të Ashkelon.
Gjenerali gjeneral izraelit, Kamil Abu Rukun paralajmëroi se Hamasi ka kaluar vijën e kuqe dhe se Izraeli do vazhdojë të përgjigjet me grusht hekuri kundër të gjitha veprimtarive terroriste apo sulmeve raketore.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ndërpreu vizitën e tij në Francë për një takim urgjent me shefat e tij të sigurisë.