Tragjike/ Rrëzohet në humnerë një autobus, vdesin 7 fëmijë

Tuesday, 13 November 2018 12:24

Shtatë fëmijë kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pasi një autobus që mbante një ekip të futbollistësh të rinj ka rënë në një humnerë në Peru.

Sipas Ministrisë së Brendshme në Peru, shtatë futbollistë të moshës 11-14 vjeç të ekipit U-15 të provincës Rodrigez de Mendoza humbën jetën.

Aksidenti ndodhi në qytetin Chachapoyas të dielën. Sipas njoftimeve të medias, shoferi humbi kontrollin e automjetit.

“Shtatë adoleshentë kanë vdekur. Të afërmit e tyre i kanë identifikuar trupat e tyre”, thanë autoritetet.

Shumica e udhëtarëve të lënduar janë fëmijë, të gjithë ata janë shtruar në spital. Viktimat janë të moshës 13-14 vjeçare.

Federata Peruviane e Futbollit ka shprehur tashmë ngushëllimet e saj për aksidentin tragjik. Humnera ku ra autobusi ishte përreth 90 metër.

aksident

Modifikuar më Tuesday, 13 November 2018 12:25
Login to post comments