Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski, deklaron se nuk e mendon të japë dorëheqje pasi policia dështoi në gjetjen e ish-kryeministrit të dënuar, Nikolla Gruevski.
Spasovski thotë se përgjegjësinë duhet ta marrë Gjykata, për shkak se nuk caktoi masën e paraburgimit.
Oliver Spasovski: Unë mendoj për përgjegjësinë e atyre që nuk përcaktojnë paraburgim për ata që mund të ikin. Imagjinoni jepet paraburgim për vjedhje të rëndë, ndërsa për vepra të rënda penale nuk ka paraburgim. Policia punon me urdhër të gjykatës. Ekzistojnë masa të sigurisë, dhe ato vinë nga nga gjykata. Ne do të marrim informacione, do ta kapim këtë person. Por nuk bëhet fjalë vetëm për Gruevskin, por për të gjithë personat. Kodi Penale tregon se si duhet të trajtohen këta persona. Unë mendoj se nëse vazhdojmë me komunikata në kundërshtim me Ligjin si më parë, do të kemi probleme serioze.