Ka shkuar në plot 44 numri i të vdekurve dhe rreth 200 të zhdukur, si pasojë e zjarreve shkatërruese në Kaliforni, raporton ‘Sky News’.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme për këtë fatkeqësi.
Trump tha se kishte miratuar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pas zjarreve vdekjeprurëse që goditën të dy skajet e shtetit.
”Ky është numri më i madh i viktimave në historinë e Kalifornisë, që është shkaktuar nga zjarret”, thanë sot autoritetet.