Nënpresidenti Pence ngre çështjen e Rohingiave me Aung San Suu Kyi-në

E mërkurë, 14 November 2018 17:25

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence i tha udhëheqëses de facto të Myanmarit, Aung San Suu Kyi se donte të dëgjonte lajme për përparim në gjendjen e refugjatëve Rohingia.

Zoti Pence u takua me Suu Kyi-në në Singapor ku po merr pjesë në takimin e Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore, ASEAN.

"Pres me padurim të dëgjoj për përparimin që po bëhet lidhur me gjendjen e Rohingiave. Kjë është një tragjedi që ka prekur zemrat e miliona amerikanëve. Dhuna dhe përndjekja nga ushtria dhe grupe të tjera që rezultoi në ikjen e 700 mijë Rohingiave në Bangladesh është e pajustifikueshme"

Zonja Suu Kyi nuk iu përgjigj direkt komenteve të nënpresidentit Pence, duke shtuar vetëm se e mirëpriste mbështetjen për “çdo gjë që po bëjmë për ta bërë vendin tonë më të sigurt dhe më të begatë për të gjithë”.

Aung San Suu Kyi është kritikuar ashpër për mënyrën se si e menaxhoi krizën që shkaktoi vrasje masive dhe eksodin në Bangladesh të mbi 700 mijë Rohingiave nga Mianmari me shumicë budiste në gusht të vitit të kaluar.

Një ekspert i Kombeve të Bashkuata për Mianmarin po i kërkon Bangladeshit të heqë dorë nga plani për të filluar riatdhesimin e refugjatëve Rohingia në shtetin Rakhine të Mianmarit këtë muaj, për të shmangur përndjekjen.

Një raporter i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Mianmar, Yanghee Lee, tha javën e kaluar se nuk është koha e duhur për kthimin e tyre, duke përmendur si argument dështimin e qeverisë së Mianmarit për të dhënë garanci se ata nuk do të vuajnë përsëri nga përndjekja dhe dhuna e tmerrshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...