Mbreti i Arabisë thirrje BE-së: Veproni kundër programit bërthamor të Iranit

Tuesday, 20 November 2018 07:56

Mbreti Salman i Arabisë Saudite i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të hënën, për të ndalur programet e raketave bërthamore dhe balistike të Iranit, dhe përsëriti mbështetjen nga ana e Rijadit, të përpjekjeve të OKB-së për t’i dhënë fund luftës në Jemen.

Vërejtjet vjetore të mbretit në Këshillin Shura, një organ këshillues i lartë qeveritar, ishin komentet e tij të para publike që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, që shkaktoi një protestë globale.

Mbreti Salman, i cili nuk përmendi çështjen Khashoggi, dënoi veprimet e Iranit, rivalit të Arabisë Saudite saj për ndikim në rajon, duke përfshirë konfliktet në Siri, Irak dhe Jemen.

“Regjimi iranian ka ndërhyrë gjithmonë në punët e brendshme të vendeve të tjera, ka sponsorizuar terrorizmin, ka krijuar kaos dhe shkatërrime në shumë vende të rajonit”, tha monarku 82-vjeçar.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të punojë për t’i dhënë fund programit bërthamor iranian dhe për të ndaluar aktivitetet e veta që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin”.

Mbreti tha se Riad mbështeti përpjekjet e OKB-së për t’i dhënë fund konfliktit në Jemen, ku një koalicion i mbështetur nga sauditët po lufton me rebelët Houthi të lidhur me Iranin, prej gati katër vjetësh, për të rivendosur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht.

Login to post comments