Katër persona humbën jetën në një sulm me armë në një spital në Çikago të Shteteve të Bashkuara. Mes viktimave është edhe agresori, dy punonjëse të spitalit dhe një polic.
Autoritetet dyshojnë se agresori pati fillimisht një zënkë me njërën nga viktimat, me të cilën mund të ketë pasur edhe një marrëdhënie dashurore. Megjithatë motivet e sulmit nuk janë zyrtarizuar ende.