Rreth 59 kg marijuanë janë sekuestruar në një banesë në Palio Faliro në kryeqytetin e Greqisë.
Brenda në banesën në të cilën u krye kontrolli, është gjetur një shtetas i vdekur.
Personi është i moshës 43-vjeçare, por nuk bëhet i ditur as identiteti e as kombësia.
Para 43-vjecarit eshte gjetur nje pjate me lende te dyshuar narkotike. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes.
Pakot me drogë ishin të shperndara në banesë, jo te fshehura. 43-vjecari rezulton pa precedente penale.