Daçiç: I kam thënë kancelarit austriak se vetëm një budalla del në anën e humbësit

E mërkurë, 21 November 2018 08:51

Ministri i jashtë serb Ivica Daçiç, ka vazhduar të mburret pas dështimit të Kosovës për t’u bërë anëtare e Interpolit.

Ai ka thënë se një rezultat i tillë tregon se pa Serbinë nuk mund të bëhet asgjë dhe se asgjë nuk mund të bëhet me dhunë.

“Janë munduar me dhunë të hyjnë në UNESCO, Interpol të tjera. Kanë menduar se është e mjaftueshme të bësh një kërkesë dhe të gjithë do ta mbështesin”, ka thënë ai, shkruan gazeta Zeri.

Ai ka folur edhe për sjelljen e disa vendeve, duke apostrofuar Austrinë, respektivisht kancelarin Sebastian Kurz dhe zëvendësin e tij Heinz Christian Strache, duke thënë se “as Kurz nuk mund t’i ndihmojë’.

“Pra, fitore bindëse. Kurz i kam thënë: ti je i mençur, po cili budalla do të dilte në anën e humbësit. Edhe Shtrahe duhet t’u sqarojë serbëve se pse e ka gënjyer popullin serb. As Kurz nuk është më i mirë. Mendoj se ai është edhe më i keq”, ka thënë Daçiç.

Modifikuar më E mërkurë, 21 November 2018 09:03
Login to post comments