Lufta tregtare godet ekonominë botërore

E Enjte, 22 November 2018 08:53

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) njoftoi se rritja ekonomike botërore ka kaluar kulmin e saj dhe po përballet me rrezikun e rritjes, përfshirë mosmarrëveshjen tregtare dhe norma më të lartë të interesit.

OECD-ja, e cila ndjek perspektivën e disa ekonomive kryesore, u shpreh se ka pakësuar parashikimin e saj për rritjen globale të vitit të ardhshëm në 3.5 për qind, nga 3.7 për qind që kishte parashikuar më parë.

Shefi i OECD-së, Angel Gurria, tha se tregtia dhe investimi kanë marrë një goditje nga rritja e tarifave.

“Vendosja e tarifave të reja dhe pasiguria për veprimtarinë e ardhshme tregtare ka shkaktuar ngadalësimin e rritjes ekonomike, frenimin e investimeve globale dhe ka kërcënuar punësimin dhe standardet e jetesës.”

Ai shtoi se duhet bashkëpunim ndërkombëtar më i fuqishëm, më efektiv dhe më të gjithëpërfshirës për të ruajtur stabilitetin dhe përmirësimin e ekonomisë botërore.

Login to post comments