Krimineli i penduar shkruan libër për botën e krimit, vritet te ceremonia e botimit

E Enjte, 22 November 2018 09:21

Një ish-udhëheqës i një bande daneze, që shkruajti një biografi me detaje për botën e krimit, është qëlluar për vdekje vetëm një ditë para publikimit të librit të tij.

Nedim Yasar u shënjestrua sapo doli nga dera e sallës ku u mbajt ceremonia e përurimit të hënën në kryeqytetin danez, Kopenhagen.

Autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, tha policia. Yasar u dërgua në spital por humbi jetën për shkak të plagëve të rënda.

Biografia e tij, e titulluar Roots (Rrënjët), u botua të martën.

Edhe vitin e kaluar ai kishte qenë shënjestër e një atentati.

Incidenti i së hënës, u njoftua pak pas orës lokale 19:30. Një i dyshuar i veshur me rroba të zeza gjuajti të paktën dy herë në drejtim të Yasaj, tha Departamenti i Policisë së Kopenhagen në një deklaratë.

Policia ka nisur hetimet dhe po merren në pyetje dëshmitarët për të hedhur dritë mbi çështjen.

Yasar, i cili lindi në Turqi dhe në moshën 4 vjeçare u zhvendos në Danimarkë, udhëhoqi bandën kriminale Los Guerreros, një bandë famëkeqe me lidhje me tregtinë e drogës, sipas policisë.

Ai u largua nga banda në vitin 2012 pasi zbuloi se do të bëhej baba, njoftoi agjencia daneze e lajmeve Ritzau.

Më pas u bë mentor për të rinjtë dhe drejtonte një emision radiofonik në Radio24syv.

Pas lajmit të vdekjes, stacioni radiofonik uli flamurin danez në ndërtesën e saj në gjysmë shtizë dhe shkruajti një mesazh në Twitter: "Lamtumirë Nedim Yasar dhe faleminderit për gjithçka".

Libri i Yasar, Roots: A Gangster's Way Out, është shkruar nga Marie-Louise Toksvig dhe përshkruan udhëtimin e të ndjerit ndërsa tërhiqej nga bota e krimit.

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Soren Pape Poulsen, e përshkroi vdekjen e Yasar të martën si të pakuptimtë.

"E kam takuar një herë Nedim, takova një njeri që me gjithë zemër dëshironte të krijonte një jetë të re dhe të bënte një ndryshim për të tjerët,"-tha Poulsen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...