Zbulohet binjaku i Diellit

E Enjte, 22 November 2018 12:09

Zbulohet binjaku i Diellit. Është krijuar nga e njëjta re gazrash, ndodhet 184 vjet drite larg nesh, ka të njëjtën përbërje kimike dhe quhet HD 186302. Zbulimi shpjegohet në revistën shkencore Astronomy and Astrophysic nga një grup shkencëtarësh të Institutit të Astrofizikës në Portugali.

Sipas kreut të kërkimit, Dielli ynë nuk ka vetëm një yll binjak, por shumë të tillë. Dallimi dhe zbulimi i tyre mund të qartësojë më tepër vendndodhjen dhe kushtet në galaktikën në të cilën është krijuar. Kërkuesit kanë ekzaminuar 200 mijë yje me ndihmën e satelitit Gaia të Agjencisë Evropiane Hapësinore dhe HD 186302 ka rezultuar ylli më i ngjashëm me diellin tonë për nga shkëlqimi, intensiteti i energjisë, dimension, temperaturë, përbërja dhe mënyra e lëvizjes në hapësirë.

Gjithashtu duket se ky yll ka të njëjtën moshë me diellin, dhe ka lindur rreth 4.5 miliardë vjet më parë. Hapi tjetër i studimeve do të jetë kërkimi i planeteve të mundshëm që orbitojnë rreth tij, gjë që mund të ketë rezultate edhe në kërkim të gjurmëve të jetës.

Login to post comments