Nëna e lë vetëm, 15-vjeçarja me 100 shokë ‘përmbys’ shtëpinë

E Enjte, 22 November 2018 22:55

Një nënë e tmerruar gjeti shtëpinë e saj të “kthyer përmbys” pas një feste sekrete dhe të çmendur, të organizuar nga vajza e saj 15 vjeçare. Kjo e fundit kishte ftuar në shtëpinë e saj 100 të rinj shok e shoqe.

Teksa nëna ishte larg, vajza dhe shoqëria e saj e “dogjën” duke pirë pije alkoolike, kokainë dhe kërcyer, teksa rrëzuan edhe një tavan, thyen një televizor dhe shkatërruan shtratin e saj. Madje festa e çmendur u shfaq edhe live në Facebook, teksa nuk munguan as marrëdhëniet seksuale.

Kur mbërritën forcat e policisë në Chedworth Road në Glebe Park, Lincoln të rinjtë i kishin sulmuar me shishe qelqi shkruan The Sun.

Nëna, e cila punonte qindra milje larg në atë kohë dhe kërkoi të mbetet anonim, tha: “Unë jam e tmerruar. Nuk isha në dijeni se vajza ime do të kishte një festë – ajo kishte qëndruar në gjyshen e saj, por u kthye të shtunën pasdite Në banjë kishte njerëz që po merrnin drogë dhe tavani i dhomës së ngrënies ishte rrëzuar, TV im ishte thyer dhe shtrati gjithashtu”-tregoi më pas nëna e 15-vjeçares.

Login to post comments