Deutsche Bank hetohet për pastrim parash

E Enjte, 29 November 2018 13:14

Selia e Deutsche Bank në Frankfurt është bastisur nga prokurorët në kuadër të një hetimi për pastrimin e  parave.

Prokurori publik i Gjermanisë pretendon se dy anëtarë të stafit kanë ndihmuar klientët të pastrojnë paratë nga aktivitetet kriminale.

Makinat e policisë u panë jashtë blloqeve të kullës në selinë e bankës më të madhe të Gjermanisë.

Zyrat e tjera të bankës në qytet u kontrolluan në një operacion që përfshinte rreth 170 policë dhe zyrtarë.

Prokurorët po shqyrtojnë nëse stafi i Deutsche Bank ndihmoi klientët të ngrinin llogari off-shore për “transferimin e parave nga aktivitetet kriminale”.

Hetimet u nxitën nga zbulimet e “Panama Papers” në 2016 – një sasi e madhe informacioni rrjedhur nga një nga kompanitë më të fshehta në botë, një firmë ligjore panameze e quajtur Mossack Fonseca.

Bankat e tjera, duke përfshirë Nordea të Suedisë dhe Handelsbanken të Gjermanisë, janë gjobitur si rezultat i informacionit që përmbanin letrat e Panamasë.

Aksionet e Deutsche Bank ranë 3% pasi lajmet e bastisjes u bënë publike. Banka konfirmoi se policia kishte bastisur disa zyra në Gjermani dhe se po bashkëpunonte plotësisht me hetimin.

Disa dokumente u konfiskuan nga zyrtarët gjatë bastisjeve në pronat e bankës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...