Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar ish-drejtorin e FBI-së, James Comey lidhur me “gënjeshtrat e tij të shumta”, duke thënë se ai duhet të burgoset për dëshminë e tij dhënë në Kongres.
“Pse ai ka gënjyer Kongresin (burg). Si mund të ndodhë që ai ka dhënë informacion të klasifikuar (burg)”- shkruan Trump ne Twitter.
Ai po ashtu ka kritikuar librin e ardhshëm të Comeyt duke thënë se është vlerësuar gabim dhe se ngre shumë pyetje.
Komentet e presidentit Trump kanë ardhur pak kohë para transmetimit të një interviste që Comey ka zhvilluar për librin e tij.
Në librin e ri të Comeyt është tejet kritik ndaj presidentit Trump, pasi e shkarkoi atë vitin e kaluar nga detyra e shefit të FBI-së.