Kancelarja gjermane Angela Merkel u zotua se do të ushtrojë presion mbi Putin pas përshkallëzimeve të fundit në Ukrainë, ndërsa hapi një konferencë kyçe të Berlinit me zyrtarët ukrainas.
Poroshenko i Ukrainës i ka kërkuar NATO-s ndihmë detare. Merkel fajësoi Rusinë për rritjen e tensioneve, pasi Rusia kapi tre anije ukrainase në Detin Azov këtë javë.
Incidenti shkaktoi një përshkallëzim në rritjen e tensioneve nga të dyja palët.
“Fajtori i plotë për këtë është Presidenti rus,” tha Merkel. “Tani dua që faktet e asaj që ndodhën të vendosen mbi tryezë, sepse nuk kemi parë asnjë deklaratë lidhur me këtë”.
Kancelarja gjermane gjithashtu tha se do të shtyjë preisdentin rus Vladimir Putin mbi çështjet që do diskutohen në samitin G-20 gjatë kësaj jave në Argjentinë.
Gjatë fjalimi ajo gjithashtu i kërkoi Rusisë të lirojë detarët e ndaluar ukrainas.