Udhëheqësit e botës po mbërrijnë në kryeqytetin e Argjentinës, Buenso Aires para nisjes së samitit të G20-ës, njofton BBC.
Takimi bashkon udhëheqësit e 20 vendeve më të industrializuara për të diskutuar çështje që përfshijnë tregtinë dhe ndryshimet e klimës.
Në foton kryesore shfaqet Presidenti francez Emmanuel Macron me bashkëshorten Brigitte, që vizituan Parkun e Përkujtimit në Buenos Aires, në të cilin nderohen 30 mijë njerëz që u zhdukën apo u vranë nën regjistrimin ushtarak në Argjentinë në vitet 1976-1983. Ata shëtitën krah për krah me aktivistet veterane Vera Vigevani de Jarach dhe Lita Boitano.