Ukraina ndalon hyrjen e meshkujve rusë në vend

Premte, 30 November 2018 17:52

Rregulli i ndalimit të hyrjes në Ukrainë vlen për meshkujt rusë të moshës 16 deri 60 vjeç. Me këtë rregullore synohet që rusëve t‘iu parandalohet bashkimi në „ushtri private” në territorin e Ukrainës.

Kreu i policisë kufitare të Ukrainës njoftoi këtë vendim në një takim të komitetit të sigurisë. Ukraina ndalon hyrjen e meshkujve rusë nga mosha 16-60 vjeç. Me këtë rregullore synohet që rusëve t‘iu parandalohet bashkimi në „ushtri private” në territorin e Ukrainës. Për sa kohë që ligji ushtarak është në fuqi, në radhë të parë meshkujt rusë midis moshës 16 dhe 60 vjeç do të refuzohen në kufirin ukrainas.

Në parim rregulloret kanë qenë në fuqi nga viti 2014, megjithatë burrat rusë mund të vazhdonin të hynin në Ukrainë, kur ata ta shpjegonin qëllimin e udhëtimit të tyre. Që nga janari i këtij viti janë marrë edhe shenjat e gishtërinjve të rusëve gjatë hyrjes në Ukrainë. Ukraina po debaton, nëse rusët duhet të detyrohen të aplikojnë për vizë ose të zbulojnë itinerarin e tyre para se të hyjnë në vend. Tek shtrëngimet janë edhe disa përjashtime për arsye humanitare si pjesëmarrja në funerale.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko i ka vendosur sanksionet në një tweet me qëllim të "parandalimit të Federatës Ruse për të ndërtuar ushtritë private" në territorin e Ukrainës. Dy ditë më parë Poroshenko e kishte justifikuar vendosjen e ligjit ushtarak 30-ditor me një "pushtim" të mundshëm rus. Në Kiev, ndërkohë, zyrtarët e shërbimit sekret ukrainas kontrolluan shtëpinë e klerikut të lartë të manastirit më të vjetër dhe më të madh rus ortodoks të qytetit. Shërbimi sekret SBU ka ngritur akuzën kundër tij për nxitje të rebelimit. Nga perspektiva e qeverisë ukrainase, klerikët ortodoksë rusë janë pranë separatistëve në pjesën lindore të vendit.

Ekuipazhet e anijeve ukrainase janë sjellë në Moskë

Përshkallëzimi i fundit i situatës filloi me faktin se marina ruse në fundjavë kishte qëlluar tre anije të Ukrainës në detin Azov dhe i ka kapur ato. Që nga aneksimi i gadishullit të Krimesë, Rusia ka kontrolluar të dy anët e ngushticave, përmes të cilave mund të arrihet zona detare e Detit të Zi. Përveç kësaj, tani ekziston një urë mbi Ngushticën e Kerçit, e cila edhe më tej e komplikon trafikun e anijeve në portin ukrainas të Mariupolit. Kapitenët e tre anijeve të Ukrainës u sollën në Moskë për t'u marrë në pyetje, sipas një avokateje ruse.

Më vonë u bë e ditur se 21 marinarë tani janë në Moskë. Një gjykatë në Krime i ka dënuar deri në dy muaj paraburgim marinarët. Qeveria ukrainase po shqyrton marrjen e "masave reciproke" pas incidentit në Detin Azov. Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Moska nuk po planifikon një ndalim reciprok të hyrjes për burrat ukrainas. Historikisht, shumë familje në dy ish-republikat sovjetike janë të lidhura me njëra-tjetrën përtej kombësive. Si për shembull, nusja e djalit të presidentit të Ukrainës Poroshenko dhe vjehrri i ministrit të Jashtëm Pavel Klimkin janë shtetas rusë.

Diplomaci me pengesa

Destabilizimi i vazhdueshëm në rajon po i shqetëson qeveritë e shteteve të tjera. Kancelarja Angela Merkel fajësoi të enjten presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për krizën aktuale dhe bëri të ditur angazhimin gjerman në Ukrainë. Merkel nuk iu përgjigj lutjes së Poroshenkos për ndihmën ushtarake, të cilën e kishte publikuar në gazetën gjermane „Bild". Por ajo kujtoi traktatin ruso-ukrainas të vitit 2003 që garantonte transportin e lirë për të gjithë shtetet e përfshira në këtë rajon. Ndërkohë, mbetet e hapur nëse Merkel dhe Putin ende mund të gjejnë kohë për një diskutim personal në kuadër të samitit të G20 në Buenos Aires, sepse Merkeli pothuajse e humbi ditën e parë të samitit për shkak të një aeroplani qeveritar me defekt. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump më parë anuloi një takim me Putinin me anë të një njoftimi të shkurtër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...