E pushojnë nga puna, merr hak duke i vjedhur kasafortën

E mërkurë, 05 December 2018 14:36

Një burrë në qytetin turk të Antalyas, ka vjedhur kasafortën e një hoteli, nga i cili ishte pushuar nga puna, raporton  AA.

Menjëherë pasi u kuptua se kasaforta e hotelit është vjedhur, organet e rendit kishin nisur një hetim për të kapur autorin e veprës.

Policia kontrolloi kamerat e sigurisë ku dhe zbuloi se kasaforta është vjedhur nga një njeri i cili kishte punuar në hotel si personel teknik, nga ku ishte pushuar disa ditë më parë.

I dyshuari është arrestuar në një apartament në Antalya, nga ku u dërgua në stacionin e policisë.

Pas marrjes së deklaratës nga i dyshuari, kasaforta bashkë me dokumentet brenda tij u gjet në afërsi të hotelit.

Ndërkohë, u zbulua se 20 ditë më parë, nga e njëjta kasafortë ishin vjedhur rreth 5.000 lira, (820 euro).

Login to post comments