Presidenti i SHBA Donald Trump i bëri thirrje Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatëve të saj që të mos e ndërpresin prodhimin e naftës vitin e ardhshëm, duke thënë se kjo do të shkaktonte rritje të çmimeve të naftës në mbarë botën.
“Shpresojmë se OPEC do të mbajë prodhimin e naftës siç është, jo e kufizuar. Bota nuk dëshiron të shohë çmime më të larta të naftës! “Trump shkroi në tëitter përpara takimit të grupit këtë javë për të diskutuar shkurtimet e mundshme.
OPEC takohet ditën e somte në Vienë për të diskutuar prodhimin e naftës dhe të premten do të zhvillojë bisedime me aleatë të tillë si Rusia.
Arabia Saudite, udhëheqësi de fakto i OPEC, ka bërë presion për reduktime të mëdha të prodhimit, por është përballur me presion nga Trump për të mbajtur prodhimet e naftës të qëndrueshme për të mbajtur çmime të ulëta.
Trump, i cili e sheh ekonominë e SHBA një nga çështjet e tij më të rëndësishme, shpesh është ankuar për OPEC këtë vit, pasi çmimet më të larta të naftës së papërpunuar kanë rritur çmimet e karburantit për konsumatorët dhe bizneset.
Agjencia e lajmeve TASS njoftoi të mërkurën se OPEC dhe partnerët e saj mund të kthejnë kuotat e prodhimit në nivelet 2016 duke ulur prodhimin e naftës me më shumë se 1 milion fuçi në ditë. Tregjet e naftës panë një rritje ditën e djeshme.